23:53 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flet shefi i Hetimeve në Vlorë: Sytë ishin batutë, e pyeta se i kishte me dy ngjyra

09:10 | 08/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
0
Flet shefi i Hetimeve në Vlorë: Sytë ishin batutë, e pyeta se i kishte me dy ngjyra

Myslym Ismailaj, ish-shefi i Seksionit për Hetimin e Aksidenteve në Policinë e Vlorës, që u arrestua me dyshimin se kishte tentuar të favorizonte firmën e ndërtimit të Lungomares, kërkon që aksidenti të rihetohet. Ai jo vetëm që nuk e pranon akuzën për kërcënim që i ka bërë shoferit të aksidentit që të dëshmojë se nuk sheh, por thotë se takimi me të në spital ka qenë shumë mioqësor. Ai u la i lirë nga gjykata e Vlorës duke i dhënë vetëm detyrim paraqitjeje.

Ndërkaq ditën e djeshme i riu që ishte drejtuesi i mjetit të aksidentuar vazhdoi të pohonte akuzat për kërcënim nga ana e Ismailajt. 

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ismailaj shpjegon se si është keqinterpretuar batuta që ai ka bërë me babain e Petraq Bejës, drejtuesin e mjetit që u aksidentua mbrëmjen e 26 nëntorit.

 “Unë kam shkuar në spital, gjë të cilën nuk e kam mohuar ndonjëherë dhe nuk e mohoj. Kam shkuar për një problem tim. Në mes të korridorit të spitalit kam takuar disa familjarë të djalit të dëmtuar. Babanë e tij e kisha takuar edhe më përpara. Madje edhe pse isha unë ai që i kisha arrestuar djalin, ai ka kërkuar një këshillim nga unë, se si mund të vepronte për ta nxjerrë djalin për mjekim jashtë shtetit dhe unë i kam thënë që këtë nuk mund ta vendos unë, por prokurori. Kam komunikuar me të atin, kam komunikuar edhe me djalin. Në mos gaboj brenda aty kanë qenë dy gra me bluza të bardha dhe dy shtetase të tjera. I kam thënë: “Si je?”. Më tha: “Mirë…”. I urova të shkuara. E kam pyetur prapë. “E mban mend aksidentin?” “Po”, më tha. Me një batutë me të atin, unë e kam pyetur për sytë e djalit”- thotë ai. Sipas tij sytë e djalit janë karakteristikë, pasi janë me dy ngjyra. 

”Momentalisht, unë kërkoj një rihetim të kësaj ngjarjeje. Një hetim të plotë në të gjitha drejtimet dhe që të dalë e vërteta”- thekson më tej ai. Zyrtari i pezulluar nga Policia tregon se nuk është marrë ai me hetimin për firmën që kryen punimet në vendin ku ndodhi aksidenti.

Etiketa: ismailajvlore
Pas

Planifikonte të sulmonte shkollën në 27-vjetorin e masakrës, arrestohet adoleshenti kanadez

Para

E frikshme ku jetojmë. Profesori publikon dy FOTO të Tiranës, a mund të marrësh frymë?

Para
E frikshme ku jetojmë. Profesori publikon dy FOTO të Tiranës, a mund të marrësh frymë?

E frikshme ku jetojmë. Profesori publikon dy FOTO të Tiranës, a mund të marrësh frymë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.