Nëse flisni gjatë kohës që jeni në gjumë, me siguri shumicën e kohës jeni agresivë dhe ofendues.
E folura gjatë gjumit është më e përhapur terk fëmijët dhe tek meshkujt dhe nëse do ta dinit se çfarë thoni ndërkohë që flini ju do të skuqeshit nga turpi.
Hulumtimi i kryer nga Dr. Isabelle Arnulf ka hedhur dritë mbi llojin fjalëve që thuhen nga njerëzit që flasin në gjumë dhe sipas saj gjuha e përdorur përmban fjalë negative dhe vulgare.
232 të rritur kanë marrë pjesë në hulumtim. 129 prej të cilëve kishin çrregullime të sjelljes në gjumë.
87 prej tyre ngriheshin në këmbë dhe ecnin ku t’i çonin hapat, një kishte marrje fryme gjatë gjumit gjumi, dhe pjesa tjetër nuk kishte çrregullime të lidhura me gjumin.
Të gjithë pjesëmarrësit u regjistruan ndërsa flinin gjatë disa netëve, teksa u grumbulluan fjalët që ata thoshin.
Fjala më e shpeshtë ishte “JO”, 24 për qind e bisedës së gjumit u gjet që përmban fjalë negative, dhe 22 për qind përfshinin gjuhën e “ndyrë”.
Dhe pothuajse 10 për qind e të gjitha episodeve të bisedimeve të gjumit përfshinin betimin, me “Fuck”, fjalë e cila thuhet 800 herë më shpesh në gjumë se sa kur pjesëmarrësit janë zgjuar.
Megjithatë, ky nuk është një lajm i keq.
Ndërkohë që mund të jemi ‘të ftohtë’ në gjumë, gramatika jonë mbetet ‘e nxehtë’.