Ai është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të sukseshëm shqiptar.
Flori Mumajesi arrin miliona klikime me anë të këngëve të tij, të cilat kthehet në hit sapo dalin.
Mirëpo ende nuk kishte ardhur momenti që Flori të merrte pllakën e artë nga “Youtube”, deri më sot.
Vetë këngëtari e ka bërë të ditur lajmin e mirë, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Pak me vonesë, po s’ka gjë. Më mirë vonë se kurrë”, – shkruan Flori krahas fotos ku shihet dhurata kornizë simbolike “Gold play button”.
Një dhuratë e tillë jepet kur arrin më shumë se 100.000 ndjekës në kanalin e tij “Vevo”.
(F.M/Faxweb)