Që prej muajit qershor moderatorja shqiptare nuk kishte publikuar asnjë foto me të fejuarin.
Por sot Floriana Garo e ka thyer akullin dhe na ka ofruar një pamje kaq të ëmbël.
“Ecja e mëngjesit”,- shkruan Floriana në një foto ku shfaqen hijet e tyre teksa ecin dorë për dore në breg të detit.
Kujtojmë se fejesa e moderatores ishte një nga lajmet më të bujshme të këtij viti. Çifti e zyrtarizoi dashurinë e tyre në muajin qershor të këtij viti. Tashmë ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Bashkë me të fejuarin e saj, Enis Dacin, Floriana ndodhet në Punta Cana duke shijuar pushimet.
(F.M/Faxweb)