Banka Credins starton sot nismën më të re: “Food Bank”, ku për gjatë çdo muaji do jemi pranë familjeve më në nevojë, duke i mbështetur me ndihma ushqimore. Kjo nismë vjen në kuadër të përgjegjësisë sociale korporative që Banka Credins kanë objektivat e veta strategjike.
Banka Credins në mënyrë të vazhdueshme që nga themelimi i saj, ka qënë pranë shtresave në nevojë, direkt ose duke bashkëpunuar me institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Por këtë herë, do jemi më pranë tyre në mënyre sistematike. Kemi ngritur gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta bërë këtë proçes të vazhdueshëm dhe përgjatë çdo muaji, do jemi në lëvizje anembanë Shqipërisë duke shpërndarë ndihma ushqimore.
Stafi i bankës do të kontribuojë në mënyrë vullnetare për paketimin e ushqimeve si dhe për të realizuar shpërndarjen me mjetet tona pranë çdo familjeje.
Me këtë nismë, synojmë të bëjmë sado pak të lumtur këto familje dhe duam të sjellim gjithashtu buzëqeshje në sytë e fëmijëve. Kjo nismë vjen dhe në kuadër të objektivit 2 “zero uri” si pjesë e 17 objektivave të OKB.