00:48 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Forma e mirë e Strakoshës, për talentin shqiptar interesohen klube ”BIG”

07:32 | 28/12/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Forma e mirë e Strakoshës, për talentin shqiptar interesohen klube ”BIG”

Thoma Strakosha tashmë nuk është më një befasi në Serinë A. Portieri i kombëtares shqiptare po i tregon të gjitha vlerat e tij në skuadrën e Lazios dhe kjo u pa edhe në ndeshjen me Fiorentinën ku ai dha kontributin e tij në kualifikimin e bardhekaltërve në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

I formuar në akademinë e Lazios, talenti shqiptar po luan sezonin e tij të dytë si titullar tek skuadrës së parë. Këtë vit Strakosha ka liuajtur 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet me 28 gola të pësuar, ndërkohë që në 7 sfida ai ka mundur ta mbajë të paprekur portën e tij.

Lazio e ka blinduar 22 vjeçarin i cili në 21 tetor firmosi kontratën e re me klubin roman që skadon në vitin 2022.

Por pavarësisht gjithçkaje, zërat e merkatos rreth tij nuk kanë reshtur, pasi disa klube italiane kanë shfaqur interesin për të dhe në fund të sezonit mund të trokasin në dyert e Lazios me ofertat e tyre.

Milani është një prej atyre që kanë hedhur sytë nga talenti shqiptar i portës. kuqezinjtë, tashmë janë të ndërgjegjshëm se Donnarumma mund të largohet dhe nuk duan të gjenden të papërgatitur. Kështu që Strakosha shihet si pasuesi ideal i portierit italian. Nuk rri duarkryq as Juventusi që është vënë në ndjekje të zëvendësuesit të legjendës Buffon, pavarësisht formës së shkëlqyer që po tregon Szczesny.

Nuk është për t’u nënvlerësuar as Napoli, që në të vërtetë është një prej klubeve më aktive. Napoletanët që nuk e kanë rinovuar ende kontratën me Reinën që skadon në fund të këtij sezoni, kane drejtuar vëmendjen e tyre pikërisht nga Strakosha që duket se ka ngjallur interesin edhe të ndonjë klubi nga La Liga e Premier League.

 

Etiketa: sportStrakosha
Pas

HOROSKOPI. 28/12/2017

Para

Erion Veliaj hap thesin, CILËT këngëtarë që do të jenë në shesh natën e ndërrimit të viteve

Para
Erion Veliaj hap thesin, CILËT këngëtarë që do të jenë në shesh natën e ndërrimit të viteve

Erion Veliaj hap thesin, CILËT këngëtarë që do të jenë në shesh natën e ndërrimit të viteve

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.