Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është përfshirë në një aksident në rrugën e Rinasit, ku për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime.
Mësohet se makina me të cilën po udhëtonte Kurti është përplasur me një nga automjetet e policisë.
Kurti ndodhej sot në Tiranë, për të festuar fitoren e tij në zgjedhjet e mbajtura pak ditë më parë në Kosovë, ku doli forcë e parë.
“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, kanë njoftuar përfaqësues nga zyra e Vetëvendosjes.