Fiori Dardha dhe Rozana Radi do të jenë dyshja e parë e femrave që do të prezantojë një emision kryesisht investigativ, duke konkurruar dyshet e djemve të “Stop” dhe “Fiks Fare” .
Ish prezantuesja e “Fiks Fare”, Fiori ka shpërndarë sot një foto nga ambientet e punës së re duke zbuluar edhe emrin e emisionit.
Ai do të quhet thjesht “BOOM”.
Megjithatë ky emër është parë shpesh në fotot e shpërndara nga prezantuesit e Top Channel, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, në të cilat shkruhet “Fiks Fare BOMB”.
Në plan të parë duket sikur dyshja Dardha, Radi është frymëzuar pak nga ata, por gjithsesi termi “boom” është shumë i përgjithshëm dhe shkon shumë me temat dhe zhurmën që shkaktojnë këto emisione.