FlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

ME FOTO/ Kush është gjyqtarja që liroi nga burgu Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, të dënuar për vrasje

Vetëm dy ditë më parë është liruar nga burgu  Genc Tafili.  Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000 pasi u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e kolonel Arben Zylylftarit.  Nga gjykata ai është dënuar me 25 vite burg  por kreu vetëm 17 të tilla. Theksojmë që ai është është vëllai i Admir Tafilit, edhe ky i dënuar pë vrasje. 

Por jo vetëm ky lirim nga burgu. Sot një tjetër i dënuar është liruar nga burgu i Krujës  dhe ky është Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “ufo”.  Ilir Paja është i njohur për  arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Ai është person në kërkim ndërkombëtar, sepse ndaj tij është dhënë dënimi për një vrasje të kryer në Gjermani.

Aktualisht, Paja vuante një dënim në burgun e Krujësi dhënë nga Gjykata e  Krimeve të Rënda  me 6 vjet burg, si fajtor i “plagosjes së rëndë me dashje” të një polici, gjatë operacionit për arrestimin e tij, në mars 2008, në Tiranë. Paja tentoi të vriste efektivin e policisë kriminale, Blendi Haxhimiali në vitin 2008. 

Por kush është gjyqtarja që liroi nga burgu dy të dënuarit?

Enkelejda Hoxha është gjyqtarja që ka marrë vendimet për lirimin nga burgu të Ilir Pajës dhe Genc Tafilit. Hoxha është gjyqtare në Gjykatën e rrethit Krujë të cilën mun d ta shihni në foton e mëposhtme. (J.V/Faxweb)

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *