Ditën e sotme, gazetari Edi Oga ka publikuar një foto të pikturën murale të artisti Eljan Taninit. Në foto shihen një çift të moshuarish të zhveshur në fasadën e një pallati në zonë e Tiranës së Re.
Oga shkruante se prej muajsh shmangte rrugën afër pallatit, vetëm që mos të hasej me pikturën murale. “Për muaj të tërë devijoja rrugën, për të mos e hasur këtë paçavure shqetësuese që dikush e ka shitur dhe dikush e ka blerë për “art”!
Por pak minuta më parë, ka reaguar edhe Eljan Tanini, i cili në një postim në Facebook shkruan se ajo murale nuk është busti i diktatorit dhe as trashëgimi argjelogjike.
Tanini më tej shkruan se njerëzit vijon të mendojnë artin si krijim pervers.
Gjithashtu, artisti uron që fshirësi i pikturës së tij, të ketë përdorur gëlqere, që të rikthehet muralja pas ca kohësh.
(K.H/Faxweb.al)