Kryeministri Rama ndërsa ka shkëmbyer replika me Sali Berishën nga foltorja e Kuvendit në lidhje me Teatrin dhe Universitetin nuk ka lënë pa thumbuar atë dhe demokratët në lidhje bisedën erotike në sallën e Kuvendit mes Ervin Salianjit dhe GD-së.
“O Sali kujdes se do të marrin të shikojnë se cfarë të del ty këtu, kujdes se ka kamera, se na morët fytyrën dhe ne tjerëve, ka kamera, kujdes!”, tha Rama.
Por Berisha iu përgjigj flakë për flakë duke i treguar në ekranin e IPAD-it të tij një fotomontazh që ka bërë gjiron e rrjeteve sociale. Në atë moment salla por edhe vetë Rama shpërtheu në të qeshura.
Fotomontazhi që Bersha shfaqi në Ipad-in e tij
(B.H/Faxweb)