01:56 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Frika nga meningiti, mjeku infeksionist sqaron qytetarët: Ja rastet kur duhet të vaksinoheni dhe të keni kujdes

10:24 | 16/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rastet e gripit janë duke u rritur”, flet Tritan Kalo: Ja grupet më të riskuara, qytetarët të vaksinohen

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo në një postim në rrjetet sociale ka sqaruar qytetetarët se meningitis, rasti i parë për këtë vit i cili u konfirmua se kishte prekur efektivin që ndërroi jetë para pak ditësh, nuk përbën shqetësim kombëtar klinik dhe epidemiologjik në vendin tonë. Mjeku ka bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm.

“Infeksionet e shkaktuara nga N.meningitidis apo Meningokoku njihen në vendin tonë, ku midis tyre vendin kryesor e zë Meningitis bacterialis i shkaktuar nga ky bakter. Gjatë viteve 2001 – 2019 janë raportuar 133 raste (pra në 20 vitet 2001-2019 kemi 133 raste të raportuara në të gjithë vendin, ose mezatarisht 6.6 raste në vit, TK). SA MIJRA e mijra të sëmurë trajtohen në Shqipëri me infeksione nga më të ndryshmet, PËRSE bëhët gjithë kjo zhurmë për diçka që NUK përbën asnjë shqetsim kombëtar klinik dhe epidemiologjik?”, shkruan Tritan Kalo.

Kalo shton se “përkujdesi për MOS përhapjen e këtyre infeksioneve respiratore përfshirë edhe Gripin, si infeksione që meren në mënyrë AEROGENE pra nga rrugët e frymëmarjes, NDIKON njëkohësisht në uljen e mundësisë së infektimit nga mikroorganizma të tjerë, që përhapen me këtë rrugë përfshirë edhe N. meningitides.”

Sipas Kalos vaksinimi ndaj Meningokokut, NUK përfshihet në skemat e Vaksinimit të Detyrueshëm në asnjë vend të Botës.

“NËSE shkoni në Mekë për Peligrinazh në këtë vend të shenjtë, ose për arësye pune në disa vënde Afrikane, informohuni sepse për shkak të incidencës së lartë, pra të numurit mjaft të lartë të Meningiteve bakterialë nga N. meningitides në këto vënde (“African meningitis”), bëhet e detyrueshme vaksinimi para vajtjes atje….JU LUTEM, më pak Panik dhe më shumë arsyetim LOGJIK…..Jeta vazhdon!!!”- shkruan Kalo.

Postimi i plotë i mjekut: 

Pak VËMËNDJE dhe DURIM për t’a lexuar deri në fund këtë Informacion qartësues…..Në kuadër të më të fundit PPP (Protagonizëm Panikndjellës dhe Përfues), që përfshihet edhe ajo në lëvizjen KÇK (Kap Ç’të Kapësh), pa asnjë arësye Objektive, Shkencore, Epidemiologjike e LOGJIKE, është krijuar një panik i pajustifikueshëm, deontologjikisht i pa pranueshem dhe ligjërisht i dënueshëm, në lidhje me infeksionet e cipave të trurit nga Neisseria meningitidis, ose sikundër më shpesh ky mikroorganizëm njihet, nga MENINGOKOKU….Ju kolegë, miq e bashkëqytetar që jo pak më keni telefonuar apo shkruar këto ditë, për t’ju sqaruar edhe më shumë po u sjedh informacionin më të fundmit të ISHP-së (Institutit të Shëndetit Publik):

“Infeksionet e shkaktuara nga N.meningitidis apo Meningokoku njihen në vendin tonë, ku midis tyre vendin kryesor e zë Meningitis bacterialis i shkaktuar nga ky bakter. Gjatë viteve 2001 – 2019 janë raportuar 133 raste (pra në 20 vitet 2001-2019 kemi 133 raste të raportuara në të gjithë vendin, ose mezatarisht 6.6 raste në vit, TK). Gjatë vitit 2019 janë raportuar si Meningit bakterial meningokoksik 5 raste (0.2 incidence raste/100.000 banorë), Meningite bakteriale jo meningokoksik 18 raste (0.6 incidence raste/100.000 banore) dhe si Meningite virale aseptike 7 raste (0.2 incidence, raste/100.000 banore).” (ISHP)…..

SA MIJRA e mijra të sëmurë trajtohen në Shqipëri me infeksione nga më të ndryshmet, PËRSE bëhët gjithë kjo zhurmë për diçka që NUK përbën asnjë shqetsim kombëtar klinik dhe epidemiologjik?!?!?!….Jemi në një situatë jo pak të ngarkuar epidemiologjike me Infeksione stinore respiratore, sidomos me GRIP (AH1N1, AH3N2 dhe B), POR ASPAK shqetsuese për infeksionet nga N. meningitides….

Përkujdesi për MOS përhapjen e këtyre infeksioneve respiratore përfshirë edhe Gripin, si infeksione që meren në mënyrë AEROGENE pra nga rrugët e frymëmarjes, NDIKON njëkohësisht në uljen e mundësisë së infektimit nga mikroorganizma të tjerë, që përhapen me këtë rrugë përfshirë edhe N. meningitidis…..

PËRSE gjithë kjo tollovi për vaksinim ndaj Meningokokut, kur një vaksinim i tillë NUK përfshihet në skemat e Vaksinimit të Detyrueshëm në asnjë vend të Botës…..Për profilaksinë e përhapjes në personat e kontaktit të ngushtë me një të sëmurë të tillë, ka mundësi efektive terapeutike antibakteriale (Ciprofloxacin, Rifampicine), gjë për të cilën do të merni këshillat e duhura dhe shumë të vyera nga mjekët trajtues të tyre, përpos vaksinimit vetëm në disa raste specifike….

NËSE shkoni në Mekë për Peligrinazh në këtë vend të shenjtë, ose për arësye pune në disa vënde Afrikane, informohuni sepse për shkak të incidencës së lartë, pra të numurit mjaft të lartë të Meningiteve bakterialë nga N. meningitides në këto vënde (“African meningitis”), bëhet e detyrueshme vaksinimi para vajtjes atje….JU LUTEM, më pak Panik dhe më shumë arsyetim LOGJIK…..Jeta vazhdon!!!

Etiketa: tritan kalo
Pas

Vidhte laptopë dhe celularë në dyqane dhe qendra tregtare, prangoset 34-vjeçari, ja çfarë fiksuan kamerat (Video)

Para

Të ndaluarit për dëmet nga tërmeti, çfarë masash ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për të arrestuarit

Para
Të ndaluarit për dëmet nga tërmeti, çfarë masash ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për të arrestuarit

Të ndaluarit për dëmet nga tërmeti, çfarë masash ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për të arrestuarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.