Njihet si një prej zonave më të njohura në rajonin juglindor për bukuritë natyrore që rritet çdo ditë e më tepër. Bëhet fjalë për Pustecin që dita ditës po orientohet drejt kultivimit të çajit të malit.
Kjo është një bimë shumë e njohur medicinale dhe që ka në përdorim të gjerë sidomos në sezonin e dimrit.
Kjo bimë rritet çdo ditë e më tepër po rritet buzë liqenit të Prespës ndërsa sipas banorëve kjo ka erdhur si mungesë e perspektivës së turizmit.
Teksa tregojnë se vit pas viti ata po rritin sipërfaqen e kultivuar me çaj e shohin këtë si të përshtatshme për jetesën e tyre në këtë zonë ku mundësitë për të siguruar të ardhura janë të pakta.
Po kështu dhjetra hektarë me çaj llogariten në 7 fshatrat e bashkisë Pustec ku ndërthurja e relievit malor me atë liqenor ka krijuar një klimë të përshtatshme për rritjen e kësaj bime. (J.V/Shuplaka)