Mazhoranca parlamentare pritet të humbasë një tjetër deputet për shkak të Ligjit të Dekriminalizimit.
Deputeti i Vlorës, Shkëlqim Selami është i dënuar në Itali. Sipas dokumentit, të siguruar nga Syri.net, ai është i dënuar për “trafik të qenieve njerëzore” si dhe për futjen në Itali të qytetarëve ekstrakomunitarë.
Dënimi në fjalë është dhënë në 24 tetor 1994, por deputeti Selami nuk e ka përmendur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ.
Dokumentet në fjalë janë në duart e prokurorisë prej disa muajsh, por organi i akuzës nuk ka bërë asgjë për të dërguar në gjykatë deputetin e mazhorancës për fshehje të informacionit në formularët e dekriminalizimit dhe ndalimin e tij.
Dekriminalizimi i politikës është një prej kushteve të vendosura nga BE për integrimin europian të vendit, ndërsa ka qenë një prej aksioneve më të mëdha politike të opozitës aktuale.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”96″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166,331,333,335″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
legen eshte ky,cfare e mbani kot