Hysen Shehu është hoxha i cili fshehu dijeninë për krimin e kryer nga 21 vjeçarja Mariana Cmeta një vit më parë.
Shehu i cili ndodhet aktualisht nën arrest është pezulluar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar deri në përfundim të gjykimit të tij. Kështu ka bërë me dije kru i KMSH Ylli Gurra.
Gurra tha gjithashtu se përgjegjësia e Komunitetit është brenda Xhamive dhe jo në raport me shërbimet personale.
Ka qenë hoxhë i emëruar që nga 2015-a dhe shërbente tek xhamia e Çollakeve ne Qytetin Studenti. Ne kemi marrë masën e pezullimit deri në momentin që Gjykata të marrë masën e lirimit nga akuzat, shkruan tch.
Përgjegjësia e Komunitetit është brenda Xhamive në raport me shërbimet që japin brenda këtyre edhe besimtarët. E aspak në raport me shërbimet personale apo private që japin arta në shtëpinë e tyre. Më e mira është që aktivitete të tilla duhet të certifikohen” tha Gurra.
Po ashtu kreu i myslimanëve të Tiranës dënoi veprimin e moskallzimit të tij duke nuk është pjesë e korrnizës së fesë islame.
“E para është shenjtëria e jetës dhe shenjtëria e privatësisë. Nuk ka në kornizën e fesë tonë moskallëzim për vepra të tilla penale. Çdo hoxhë mban përgjegjësi për çdo veprim apo mosveprim që bie ndesh me legjislacionin ne fuqi”, deklaroi Gurra.