Shprehja e përzgjedhur nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në kuadër të sensibilizimit të qytetarëve për leximin e librave, u shndërrua në meme brenda pak kohësh.
Por sot kryministri, Edi Rama gjatë takimit të përbashkët me qeverinë e Kosovës, zbuloi se ministrja e Kulturës nuk është e vetmja që përdor një ‘anglishte konstruktive’.
“What the fuck” , ishte një frazë e përdorur nga fjalimi i Ramës gjatë takimit zyrtar dhe të protokolluar, duke iu referuar gjuhës së përdorur në Parlamentin Europian.
““Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në dy të natës me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqej fjala Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme. What the Fu*k do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian,” u shpreh Rama teksa zbuloi bisedën me ministrin kosovar.
Kujtojmë se ministrja e Kulturës para pak kohësh u bë objekt komentesh dhe sulmesh në rrjet për shkak të frazës jo etike nga ana e saj si drejtuese e një institucioni shtetëror.
“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruante ajo pak kohë më parë në Twitter.(J.D/Faxweb.al)