Edicioni i tretë i Autostrada Biennale zgjedh Kosovën si rrugëtimin e saj të sivjetshëm.
E kryesuar nga artistja feministme në New York njëherazi e cilësuar si një ikonë për idetë e saj Agnes Denes , në Kosovë do të konceptohet puna e saj e re e titulluar “Fushat e Lulediellit 2021”. Nga dita e sotme ka filluar mbjellja e farave të lulediellit në mënyrë që të rriten dhe të krijojnë një fushë mahnitëse e cila do të jetë qendra e vëmendjes për edicionin e tretë të Autostrada Biennale, në verën e këtij viti.
Dhe pse do të duhet pak kohë të shihet rezultati, Prishtina do të mbajë mbi supe një veper arti pikërisht te Platoja e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.
“Luledielli është bimë e lumtur” u shpreh artistja Agnes Denes.“Për kinezët, luledielli simbolizon fatin e mirë ndërsa për popullin Incas në Amerikë, luledielli mbahet si Zoti i Diellit”.
Krahas bukurisë që do të sjellë mbjellja e këtyre farave , artisja u shpreh se me një rëndësi akoma më të madhe është fakti se si këto fara luledielli do e pasurojnë tokën.
Nga studioja e saj në New York , Artistja ka dërguar një mesazh tepër mbështetës ndaj Prishtinës.
“Kur gjërat rriten, lulëzojnë, dhe jeta po i shprehë transformimet dhe sekretet e saj. Shiko, dëgjo, merr pjesë. Të gjithë mund të jemi si luledielli, të rritemi, të ushqehemi, të pajisim të tjerët me pasurinë tonë, të kthehemi kah Dielli, e të reflektojmë për nxehtësinë e Diellit drejtuar të gjitha krijesave të gjalla”.
Dita e parë e mbjelljes u zhvillua sot më 22 prill ku përkoi jo rastësisht me Ditën e Tokës. Sot u bashkuan së bashku me ekipin i cili kreu mbjelljen aktivistët mjedisorë, student dhe fëmijë nga Prishtina duke u bërë kështu agjentë të rëndësishëm në këtë kryevepër artistike që do ti shtohet kryeqytetit.
Puna e kompletuar do të prezantohet me 1 korrik 2021, kur edhe do të fillojë edicioni i tretë i Autostrada Biennale në Prishtinë. Fushat e Lulediellit 2021 nga Agnes Denes prezantohet në partneritet me Manifesta 14 Prishtina.
(I.SH/faxweb.al)