Pas ngjarjes së rëndë të sulmit ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala, ka reaguar dhe gazetari Arsen Rrusta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai kujton se gazetarët e terrenit në vendin tonë, më shumë ata të kronikës janë në zhdukje. Ai kujton dhe gazetarët e larguar nga Shqipwria dhe thotw se kjo që i ndodhi Klodiana Lalës do i rrallojë edhe më shumë.
“Po shkojmë drejt medias pa gazetar, preh e kërcënimeve”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Atentati ndaj lirisë së fjalës
Gazetarët në Shqipëri e mësëshumti ata të terrenit, akoma më shumë të krinikës janë në zhdukje. Kjo që i ndodhi Klodiana Lalës do i rralloj ende më shumë.
Iku Fatosi, iku Gerti, iku Flamuri, iku Nabolli e jo pak të tjerë që janë thuajse të ikur.
Dikur Escobar kur s’i mbylli dot gojën gazetarëve në Kolumbi i vuri bombën gazetës, ndërsa këtu po shkojmë drejt medias pa gazetar preh e kërcënimeve.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post