“Koronavirusi është një virus “gej”, që e vret shkuma e sapunit. Po funksionon për qëllimin që u krijua: që të shuajë të moshuarit sepse ata shpenzojnë shumë dhe janë shumë në numër. E gjitha u bë kundër pleqve dhe ky virus është për pleqtë”.
Personi që i ka bërë këto deklarata është një gazetar nga Nikaragua, José Francisco “Pepe” Ruiz, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 75-vjeçare, për shkak të koronavirusit.
Ruiz, i cili ka punuar 50 vite si gazetar sportiv, u bë lajm pasi minimizoi ndikimin e Covid-19.
Gjithashtu, në programin e tij në “Canal 6”, ai tha se një i njohuri i tij e kishte kaluar infeksionin duke bërë gargarë me ujë me kripë 3 herë në ditë.
Ruiz është një nga 74 personat që humbën jetën për shkak të koronavirusit në Nikaragua ku u identifikuan 2700 të infektuar.