Gazetrja e sportit Vilma Masha e ftuar në ‘Rudina” është shprehur se tashmë është gati për t’u martuar, por I dashuri I saj ende nuk e ka bërë një propozim të tillë.
“Nuk më duket sikur e kam ҫështje plani. Nuk kam qenë asnjëherë e fiksuar që do mbaroj shkollën, do fejohem, do martohem, si shumë vajza duan. Nuk e di se kur mund të vijë ky moment, në momentin që do të vijë propozimi… jam gati.”
Sa i takon marrëdhënies me partnerin, gazetarja ka treguar se “Nuk e di nëse është fat apo zgjedhje, por nuk kam dashur që partnerin ta kem pjesë të ekranit, se do të shikoja një lloj gare, një lloj konkurrence, siҫ kam vëne re edhe te kolegë të mi. Ndërsa në momentin kur vjen nga fusha të ndryshme, ke gjithmonë diҫka të re për të treguar”, ka thënë ajo. (S.SH/Shuplaka)