Menjëherë pasi u zgjodh si kryeministri i ri i Italisë, Paolo Gentiloni ka nisur punën për krijimin e qeverisë së tij. Sot ai ka emëruar 10 ministrat e qeverisë së re italiane.
Qeveria e Gentilonit:
1-Angelino Alfano, ministër i Punëve të Jashtme
2-Marco Minniti, emërohet ministër i Brendshëm
3-Luca Lotti emërohet ministër i Sportit
4-Angelino Alfano, ministër i Punëve të Jashtme
5-Pier Carlo Padoan vijon të jetë ministër i Ekonomisë
6-Andrea Orlando, ministër i Drejtësisë
7-Federica Pinotti vijon të jetë ministre e Mbrojtjes
8-Marianna Madia, ministre e Administratës Publike
9-Maurizio Martina, ministër i Agrikulturës
10-Giuliano Poletti, ministër i Punës
Pas kësaj, Gentiloni u takua me përfaqësuesit e të gjitha grupeve politike të parlamentit italian.
Por jo të gjithë janë dakort me zgjedhjen e qeverisë së re, ndaj edhe disa grupe politike nuk kanë marrë pjesë në këtë takim.
Lideri i Lëvizjes “Lidhja e Veriut” Matteo Salvini deklaroi për mediat “se forca e tij politike nuk njeh legjitimitetin as të zgjedhjes së Gentilonit dhe as të qeverisë të krijuar nga ai.
“Lëvizja 5 Yje” në Itali ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë takim gjithashtu.
Madje edhe forca politike “E majta Italiane”, deklaroi se nuk njeh legjitimitetin e qeverisë së Paolo Gentilonit, pasi e konsideron si vazhdimin e qeverisë Renzi.
Kryeministri Paolo Gentiloni pritet që deri të hënën të ketë dorëzuar listën e ministrave dhe t’ia prezantojë Presidentit Mattarella.