02:15 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

George Michael një bamirës sekret, dhuroi gjysëm milon stërlina pas luftës në Kosovë

15:40 | 28/12/2016
në ShowBiz, Te Gjitha
0
George Michael një bamirës sekret, dhuroi gjysëm milon stërlina pas luftës në Kosovë

Ylli britanik i muzikës, George Michael, i cili vdiq ditën e Krishtlindjeve në afërsi të qytetit të Londrës, mësohet se ka qenë një bamirës i jashtëzakonshëm. Ai ndihmonte njerëz të panjohur dhe duke bërë gjeste filantorpike për të cilat insistonte që të mbesinin sekrete.

Këngëtari me origjinë greke nga Qipro ka  bërë bamirësi edhe pas luftës në Kosovë, duke dhuruar personalisht gjysmë milionë sterlina. Duke njoftuar lajmin e donacionit, “The Guardian” e Londrës më 17 shtator të 1999 e citon George Michael të ketë thënë se “drama e kosovarëve të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre është arsyeja kryesore për vendimin për të mbështetur koncertet e bamirësisë NETAID”, shkruan Top Channel.
 
Po kështu ai mori pjesë në koncertin e zhvilluar në “Wembly” më 9 tetor të atij viti, koncerte që u zhvilluan “live” njëkohësisht në Londër, Nju Jork dhe Gjenevë, për të ndihmuar krizën e refugjatëve të luftës. George Michael theksonte se shumë refugjatë janë rikthyer në Kosovë pa shtëpi e pa punë dhe nuk e perballojnë dot dimrin e ashpër. 

Shtypi britanik këto ditë është i mbushur me aktet e tij të bamirësisë dhe ndihmën që ai ka dhënë për njerëz të panjohur në shuma të mëdha financiare sepse dikush ishte në borxh apo se dikë e pa në televizor se nuk përballonte një trajtim mjekësor për të lindur fëmijë.  (J.V/Shuplaka)

Etiketa: bamiresiGeorge Michaelkosove
Pas

Formacioni më i mirë i javës në Premier Ligë, Xhaka mes yjesh si Ibra

Para

Dua Lipa ndez qirinj për George Michael (Foto)

Para
Dua Lipa ndez qirinj për George Michael (Foto)

Dua Lipa ndez qirinj për George Michael (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.