Një denoncim sapo ka mbërritur në redaksinë e ‘’Shuplakës”. Në Korçë po kryhen gërmime klandestine në zonën arkeologjike të Gradecit.
Burimet thonë se dy fadroma janë duke kryer gërmime në mjediset përreth kalasë e cila ndodhet në fshatin Verpckë të Kolonjës. Fadromat dyshohen se po gërmojne për të kërkuar flori .
Kjo është një kala e shekullit 6- 5 p.es. Po ashtu dy vite më parë mësohet se janë bërë gërmime klandestine dhe janë gjetur dy stoli floriri.
(E.K/SHUPLAKA)