Nje 47 vjecar eshte vene ne pranga pasi eshte kapur duke transportuar 33 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.
Policia e Elbasanit ben me dije se ka finalizuar operacionin policor “Xibraka”, gjate te cilit ka arrestuar shtetasin Alket Sinaj, 47 vjeç, banues në Fier.
Finalizohet operacioni policor “Xibraka”.Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”.
Sekuestrohen rreth 33 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular.
Vihet në pranga 47- vjeçari që posedonte dhe transportonte lëndën narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte një sasi lënde narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Xibraka”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Alket Sinaj, 47 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas u kap në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd dhe gjatë kontrollit të mjetit tip “Fiat” që drejtonte ky shtetas, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 33 kg lëndë narkotike kanabis.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.