23:41 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjashtë lëvizjet, RAMA-META-BASHA, çfarë dimë deri tani dhe e kujt është lëvizja e radhës

12:59 | 05/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjashtë lëvizjet, RAMA-META-BASHA, çfarë dimë deri tani dhe e kujt është lëvizja e radhës

Për të gjithë ata që nuk e ndjekin shumë politikën, por gjithsesi janë të interesuar të dinë çfarë ka ndodhur deri më tani, nga e diela deri më sot, ”Shuplaka” sjell të përmbledhur gjashtë lëvizjet politike të Ramës, Metës dhe Bashës. 

1.RAMA fton të dielën për darkë METËN te pazari i ri. Me vete merr ERION VELIAJN. META shkon me PETRIT VASILIN. Disa medie dalin me titujt ”Arrihet koalioni PS-LSI”. Nga LSI-ja heshtje totale, madje lajmërohet mbledhje e Kryesisë, duke vënë në dyshim të qartë se një koalicion ishte arritur.

2.META pas mbledhjes së kryesisë së LSI-së, të hënën,  del në deklaratë të fortë. Jo vetëm që nuk konfirmon atë që ishte ”shitur nga mediet”-Koalicionin PS-LSI, por thotë qartësisht se nuk mund të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Madje Meta ofron edhe mandatet e ministrave dhe të tij, për zgjidhjen e situatës.

3.BASHA përshëndet vendimin e METËS (LSI-së), duke dyshuar nëse do të marrë një vendim të tillë. ”Mirësevjen te Shqipëria dhe shqiptarët”, qe reagimi i parë i Bashës, të martën në mëngjes, ndërsa Rama nuk kishte folur ende.

4.RAMA, pret drekën për të bërë një postim në ”Facebook”, ku ” e vlerëson përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike”. Ofrohet për dialog, por me kushtin e zbatimit të Kushtetuës.

5.RAMA shkon në zyrën e METËS në Kuvend, ku flet ballë përballë për plot një orë e gjysmë. Asgjë nuk dihet çfarë bisedojnë. Rama del nga Kuvendi dhe i hipën makinës pa thënë asgjë për mediet.

6.BASHA, sot është i gatshëm për dialog, siç e ka kërkuar që ditën e parë të protestës, por me kushtin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

”Ndaj nëse do të ketë dialog politik, siç e kemi kërkuar që prej ditës së parë, ky dialog politik nuk do të kthehet kurrë në një dialog të pistë mes politikanëve të opozitës dhe pozitës që të vazhdojë komploti por do jetë dialogu politik që përmes standardit politik europian përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do t’i japë fund Republikës së vjetër, rrugëve të vjetra dhe mënyrave të vjetrave, që çdo gjë që në këtë vend mban peng shpresat dhe zhvillimin.”, deklaroi Basha këtë mesditë para zyrës së Ramës.

Askush nuk e di se cila do jetë lëvizja e radhës: përveç Ramës, Metës dhe Bashës. Tani na mbetet të presim nëse do të ketë qeveri teknike, qeveri besimi, si do zgjidhet presidenti dhe kur do të mbahen zgjedhjet. (V.G/ SHUPLAKA)

Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha
Etiketa: edi ramailir metalulzim basha
Pas

Digjnin furra gëlqereje pa leje, 6 të arrestuar në flagrancë në Fushë-Krujë (DETAJE)

Para

Kërkonte mandatin e Armando Prengës, Kolegji Zgjedhor rrëzon Gjok Bunën

Para
Kërkonte mandatin e Armando Prengës, Kolegji Zgjedhor rrëzon Gjok Bunën

Kërkonte mandatin e Armando Prengës, Kolegji Zgjedhor rrëzon Gjok Bunën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.