Një granatë e pashpërthyer është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e kombinatit në kryeqytet.
Granata është gjetur në një vazo me lule, në lulishten anës rrugës. Granata ka qenë e lidhur me një mekanizëm.
Policia ndodhet në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ja informacioni paraprak i policisë:
Më datë 25.05.2018, rreth orës 08:15, jemi njoftuar se në Kombinat, anës një lulishteje në një vazo është gjendur një granatë. Në vend kanë shkuar shërbimet dhe po kryejnë veprimet.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post