Është gjetur furgoni i cili u grabit mëngjesin e sotëm në biznesin e familjes së Ministrit Lefter Koka në Rashbull të Durrësit.
Mjeti është gjetur i braktisur në zonën e Fushë Krujës, ndërkohë që grupe hetimore kanë mbërritur në vendngjarje për të marrë shenjat e mundshme që kanë lënë autorët.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur nga 3 persona me maska një kantinë vere në fshatin Rrashbull të Durrësit.
Sipas policisë tre personat e maskuar fillimisht kanë lidhur rojen dhe më pas kanë grabitur kasafortën që ndodhej në ambinetet e kësaj kantine. Po kështu ata janë larguar edhe me mjetin tip furgon “BENZ” që kanë grabitur nga kjo kantinë.
DETAJE:
Më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë.
Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (E.K/SHUPLAKA)