Një 24-vjeçar u gjet i vdekur në banesë, në rrugën Don Bosko në Tiranë. I riu që u gjet i vdekur quhet Endri Dhimitri dhe është jetim. Policia ka nisur hetimin për mjekim të pakujdesshëm të tij më 28 nëntor në Spitalin e Traumës ku kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Dhimitri është nga Përmeti.
Mësohet se 24-vjeçari ka arritur të marrë mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, mjekim që mesa duket nuk ka arritur të frenojë hemoragjinë e brendshme që i shkaktoi vdekjen.
Tashmë policia ka hapur hetim për mjekët, për të cilët mund të rëndojë akuza e mjekimit të pakujdesshëm.