Politikani Gjergj Bojaxhi, kryetar i partisë “Sfida për Shqipërinë”, ka reaguar lidhur me ndërtimin e parkimit nëntokësor tek sheshi “Skënderbej”, pjesë e planit të bashkisë së kryeqytetit.
Ai ka ngritur kallëzim penal ndaj Bashkisë së Tiranës dhe Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit, të cilët i akuzon se po shkatërrojnë hapësirat publike.
Në kallëzimin e tij penal, ai shprehet se Bashkia Tiranë dhe IKMT lejuan shkeljet me qëllim realizimin e këtij projekti.
“Bashkia e Tiranë dhe IKMT lejuan shkeljet për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek sheshi “Skënderbej”. Punimet shkatërrojnë hapësirën publike dhe pronat. Pasojat që shkaktojnë janë të rënda dhe të pakthyeshme.”, është shprehur Bojaxhi.