Katër person kanë humbur jetën sot kur një aeroplan i vogël është përplasur me një helikopter në pjesën jugperëndimore të Gjermanisë, ka thënë policia.
“Aksidenti ndodhi në mesditë dhe ka përfshirë një “Cessna 152″ dhe një helikopter me nga dy persona në bord secili”, deklaroi Rebecca Mears, shefe e policisë së Thames Valley.
Shkaku i përplasejes mbetet i paqartë dhe terreni ku kanë rënë fluturaket, është bllokuar nga policia. Përplasjet në ajër ndërmjet fluturakeve janë të rralla.
Në një rast të vitit 2002 në Gjermani, një aeroplan transportuees e ka goditur një aeroplan të udhëtarëve, duke i vrarë dhjetëra njerëz, raporton agjencia AFP nga Berlini. (M.Q/Faxweb)