Ylli i real Madrid Christiano Ronaldo, edhe në vizitën e tij të djeshme në Shkup, për shkka të ndeshjes me Manchester Unitetd, ka treguar se sa i dashur është ai me fëmijët.
Ndërkohë që një vajzë shqiptare, e cila ndodhej në stadium me nënën e saj i ka kërkuar të bëjë gjestin e shqiponjës me duar, Ronaldo i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së saj. Po ashtu edhe disa prej shokëve të tij të skuadrës.
Por ky gjest i Ronaldos dhe i yjeve të tjerë të Realit, nuk ka gëzuar vetëm vogëlushen shqiptare, por edhe gjithë shqiptarët.
Kujtojmë se Reali fitoi për herë të katërt superkupën, në ndeshjen me djemtë e Manchester United. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post