Në mbledhjen në ambjentet e kryeministrisë së Ramës me një pjesë të akademikëve ka folur dhe Skënder Gjinushi. Sipas Gjinushit një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet sot vendi është ikja e trurit.
“Produktet e tyre lënë shumë për të dëshiruar, pasi një nga problemet më të mëdha që ka Shqipëria është eksportimi i trurit, i mendjeve të ditura. Edhe politizimi i Reformës së fundit e vendosi atë në një rol simbolik, duke e zhveshur nga role të tjera.
S’mund të vazhdojë kjo praktikë që është tani në lidhje me institutet që një pjesë e tyre janë shkrirë. Ka pasur edhe futje jashtë kriterit edhe çështje politike. Propozimi që bëhet nga Asambleja vlerësoj që me një zgjidhje të arsyeshme, nëqoftë se anatemojmë Akademinë, studimi shkencor është shumë i hallakatur”, u shpreh Gjinushi.
(E.K/Faxweb)