Gjithçka është gati në KQZ për të nisur rinumërimin e kutive të votimit që janë kontestuar nga PDIU dhe PS në qarkun e Tiranës. Bëhet fjalë që më total do të happen 72 kuti votimi.
Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-se e ka humbur mandatin për 38 vota, ndërkohë që PDIU pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në Qarkun e Tiranës.
Gjatë mbledhjes së KQZ-së ditën e djeshme vetë Idrizi ka qenë i pranishëm duke shtuar akuzat në lidhje me parregullsitë.
Ai tha se komisionerët e partive të mëdha kanë ndarë mes tyre dhe votat e pavlefshme, ndërsa në fletët e lëna bosh nga ana e qytetarëve ata kanë vendosur kryqe, duke deformuar në këtë mënyrë vullnetin e zgjedhësve të Tiranës.
(E.K/SHUPLAKA)