Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka thënë në një prononcim për televizionin lokal SOT7 se LSI kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të bëjë Ilir Metën kryeministër.
“Unë gjithmonë besoj se është maxhoranca ajo që duhet të thërrasë dialogun, është bërë një hap për këtë dhe unë dua t’i shoh të gjitha palët e ulura bashkë që të diskutojnë dhe flasin për zgjidhje. Sepse duke u ulur bashkë në një tryezë përcojmë edhe kulturën europiane që duhet të ketë politika shqiptare” tha Gjosha.
Më tej Gjosha shtoi se se është në të drejtën e të gjithëve për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ne të gjithë jemi për këtë këtu dhe maxhoranca duhet të tregojë hapa konkretë për këtë sidomos për reformën zgjedhore e cila duhet të jetë bipartizane, pra bashkë me opozitë dhe maxhoranën. LSI është për dialog, komunikim dhe konstruktivitet për t’i ofruar siguri qytetarëve pas situatën e tanishme ofron shumë pasiguri. Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër, ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare. Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar. Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën Kryeministër, ashtu sic do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë”, shprehet Gjosha. (J.V/Shuplaka)