18:58 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjurmët e gishtave, Europol nxjerr të pastër 5 deputetët shqiptarë

17:45 | 19/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjurmët e gishtave, Europol nxjerr të pastër 5 deputetët shqiptarë

5 deputetët që dhanë gjurmët e gishtave për llogari të ligjit të dekriminalizimit dalin të pastër.

Prokuroria Përgjithshme ka marrë përgjigjen prej disa shteteve në kuadër të Europolit, të cilat kanë njoftuar se 5 deputetët, konkretisht: Aqif Rakipi, Omer Mamo, Artan Gaçi, Gledion Rehovica dhe Mëhill Fufi nuk kanë pasur procedime në vende të BE-së.

Ishte kërkesa e Prokurorisë që detyroi 5 deputetetët Rakipi, Mamo, Gaçi, Rehovica e Fufi të shkojnë pranë Laboratorit të Policisë Shkencore dpër të dhënë gjurmët e gishtave. Gjurmë, të cilat më pas iu dërguan Europol-it për t’i verifikuar me personat me precedentë penalë në zonën e BE-së.

Në mesin e vendeve që kanë kthyer përgjigje mësohet se është edhe shteti fqinj Italia, ku disa prej deputetëve kanë deklaruar se kanë qëndruar për disa vite në emigrim. Por, veç përgjigjeve negative për këta deputetë, mësohet se disa shtete si Gjermani dhe Zvicra nuk kanë kthyer përgjigje, duke kërkuar që informacioni të kërkohet me anë të letër-porosisë.

Ky veprim procedurial, sipas Prokurorisë, nuk mund të kryhet, pasi ndaj këtyre deputetëve nuk ka të regjistruar procedim penal që të kërkohet me letërporosi informacion siç e parashikon ligji në rastet e tilla. Pasi për verifikimet për llogari të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësit nuk e kanë parashikuar faktin që të kërkohet informacion edhe me letër-porosi, nëse shtet përkatëse nuk kthejnë përgjigje.

Nga ana tjetër, mësohet se Prokuroria ka marrë përgjigje negative nga disa shtetet të Europol-it edhe për dy kryebashkiakët, atë të Poliçanit Adriatik Zotkaj, kreun e bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetarin e Pogradecit Eduard Kapri.

Sipas Prokurorisë, përgjigjet janë të disa shteteve të BE-së ndërkohë ka edhe vende të tjera brenda BE-së, të cilat ende nuk kanë kthyer përgjigje për 5 deputetët dhe 3 kryebashkiakët që dhanë gjurmët e gshtave për llogari të verifikimit bazuar në ligjin për dekriminalizim. (B.H/Shuplaka)

Etiketa: deputetetEuropolpolitike
Pas

Zona e Plazhit, nga e braktisur një zonë elitare turistike? Lefter Koka tregon zgjidhjen

Para

Atentati me snajper, nis gjyqi ndaj Ergys Kolaverit, zgjat vetëm pak minuta

Para
Atentati me snajper, nis gjyqi ndaj Ergys Kolaverit, zgjat vetëm pak minuta

Atentati me snajper, nis gjyqi ndaj Ergys Kolaverit, zgjat vetëm pak minuta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump: Putini më telefonoi për të më ndihmuar me Iranin

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.