Sot, duke filluar nga ora 10:00, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca do të zhvillohet në dhomë këshillimi, ku gjykata pritet të shprehet me vendim përfundimtar.
Në argumentet ligjore për ndryshimin e masës, Meta thekson pozicionin e tij si drejtues i një force opozitare dhe situatën politike në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Vendimi i gjykatës pritet me interes të lartë publik, duke qenë se mund të ndikojë në dinamikën e skenës politike në vijim.