Avokati që përfaqësonte Shoqatat e gjyqtarëve në Kushtetuese, nuk gëzonte të drejtën e përfaqësimit para trupës gjykuese, ç’ka solli vendimin për të shtyrë zhvillimin e seancës së shumëpritur deri të hënën e ardhshme nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin e “Vettingut”
Pas kërkesës së përfaqësueses së mazhorancës për të mos pranuar si përfaqësues ligjor avokatin e paraqitur në seancë, seanca u shty për të hënën,
Sipas deputetes Vasilika Hysi ai ishte pa licencë.
“Sipas ligjit të avokatit, një numër i caktuar avokatësh kanë të drejtën të përfaqësojnë çështjen në Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese dhe ka ca procedura të brendshme si funksionon shoqata kombëtare e gjyqtarëve dhe unioni i gjyqtarëve për ankimimet në Gjykatën Kushtetuese. Në sot kemi ngritur një shqetësim që ia kishim parashtruar Gjykatës Kushtetuese”, tha Hysi.
Shoqatat e gjyqtarëve kanë ankimuar disa nga nenet e Ligjit të “Vettingut”, për të cilat thonë se nuk përputhen me Kushtetutën.
Ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është ligji më i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi. Ky ligj është atakuar vitin e shkuar edhe nga Partia Demokratike, por kushtetuesja ka vendosur në favor të zbatimit të draftit që pritet të kontrollojë trupën gjyqësore në Shqipëri.
(B.H/Shuplaka)