I pyetur në lidhje me zhvillimet në Kosovë, kryeministri Edi Rama është shprehur se është i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur atje ku është acaruar marrëdhënia me partnerët ndërkombëtar.
Rama tha se Kosova duhet ta ratifikojë sa më shpejt demarkacionin me Malin e Zi dhe në këtë drejtim nuk duhet humbur kohë pasi është një problem i dalë nga hiçi sipas tij.
Duke iu referuar zhvillimeve rreth Gjykatës Speciale Rama tha se nuk është kundër që ata që kanë bërë krime të gjykohen por e konsideroi gjykatën si një Hagë të dytë, ndërsa shprehu shqetësimin e tij se mo sky gjykim kthehet në një process ku gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke u krijuar një simetri me serbët.
“Në Hagë kanë shkuar Millosheviçi, Shesheli, e tjerë, por ka shkau dhe Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, e tjerë, tani kjo është një hagë e dytë…unë po them dhe njëhere që për Gjykatën Specilae është e arsyeshme të shqetësoshesh se mos vallë ky process kthehet në një gjyq për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Nuk po themë fare që kjo do të ndodhë por është e arsyeshme të shqetësohesh. Pse nuk ka një Gjykatë Speciale për çetnikët?”, tha ai. (B.H/Faxweb)