21:11 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjyqtarët e shkarkuar gjatë rivlerësimit, po i kushtojnë shtrenjtë “xhepit” të shtetit! Efekti financiar arrin në 9.6 milionë euro

09:23 | 30/04/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjyqtarët e shkarkuar gjatë rivlerësimit, po i kushtojnë shtrenjtë “xhepit” të shtetit! Efekti financiar arrin në 9.6 milionë euro

Gavel And Scales Of Justice On Desk In Law Office

Gjyqtarët e shkarkuar gjatë rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe që mbeten të pezulluar po i kushtojnë shtrenjtë “xhepit” të shtetit. Në raportin përmbledhës të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024 thuhet se efekti financiar nga nisja e procesit të rivlerësimit e deri më 31 dhjetor 2024 llogaritet qindra milionë lekë.

Sipas raportit si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar, që nga fillimi i procesit rezultojnë 113 vendimmarrje shkarkim nga detyra me vendim të formës së prerë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) nga të cilat 24 vendimmarrje i përkasin vitit 2024.

“Rezulton se që nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar me vendim të KPK-së janë shkarkuar nga detyra në total 144 gjyqtarë, me një efekt financiar në shumën 965.7 milionë lekë, deri në 31 dhjetor 2024. Vetëm për vitin 2024, janë shkarkuar 7 gjyqtarë, me vendimmarrje të KPK–së, të cilët presin zhvillimin e procesit në KPA, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, si dhe duke përfituar njëkohësisht 75% të pagës bruto fillestare, sipas ligjit.

Efekti financiar i përllogaritur në buxhet është në shumën 11.9 milionë lekë. Përgjatë vitit 2024, në total rezultojnë 60 gjyqtarë me vendimmarrje nga KPK-ja për shkarkim nga detyra, të cilët presin zhvillimin e procesit në KPA, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, si dhe duke përfituar njëkohësisht 75% të pagës bruto fillestare, sipas ligjit. Një situatë e tillë përllogaritet me një efekt financiar në shumën 140.9 milionë lekë” thuhet në raport.

I njëjti dokument vëren se deri më 31 dhjetor 2024, rezultojnë 33 gjyqtarë të shkarkuar nga detyra, me vendimmarrje të KPK-së, të cilët do të presin zhvillimin e procesit në KPA përgjatë vitit 2025, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, por duke përfituar njëkohësisht sipas ligjit 75% të pagës.

“Nga të dhënat që disponon Drejtoria e Burimeve Njerëzore rezulton se numri i vakancave në sistem, për gjyqtarë është 136 vakanca (nga të cilat 75 të përhershme dhe 61 vakanca të përkohshme)” thuhet në raport.

Gjatë vitit 2024, kanë ushtruar efektivisht funksionin e gjyqtarit në gjykatat e të gjitha niveleve, gjithsej 272 gjyqtarë në të njëjtën periudhë kohore. Kjo nënkupton se sistemi gjyqësor gjatë vitit 2024 ka funksionuar me pothuajse 66.6% të kapacitetit të tij, pothuajse me 6.6% më shumë së në vitin 2023, e cila ka rezultuar me 247 gjyqtarë që kanë ushtruar efektivisht detyrën./Monitor

Pas

3 shenjat e horoskopit që nuk e pranojnë kurrë që janë gabim

Para

Tentuan të trafikonin në Greqi 56 kg kanabis/ Arrestohen dy persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Para
Tentuan të trafikonin në Greqi 56 kg kanabis/ Arrestohen dy persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Tentuan të trafikonin në Greqi 56 kg kanabis/ Arrestohen dy persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

 



Të Fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.