Pak ditë pas hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo sulmon kreun e Kushtetueses.
Sipas Kristos, kreu i Gjykatës Bashkim Dedja i ka çuar të gjithë anëtarët e Kushtetueses si kandidatë për shorti, por Kristo nuk është vënë në dijeni.
“Se fundi, edhe diçka per shortin me gogla qe u hodh te premten per anetaret e KED ne te cilin une u bera pjese ne menyre te njeaneshme nga kryetari i kesaj Gjykate pa dijenine dhe vullnetin tim. Per te njejtat arsye si me lart por edhe per faktin se une jam ne konflikt interesi ne raport me objektin e veprimtarise se ketij Keshilli, deklaroj se Nuk do te jem pjese e tij. Konflikti i interesit qendron ne faktin se, ky Keshill do te perzgjedhe edhe Anetarin e Gjykates Kushtetuese qe do te jete Zevendesuesi im…”, është shprehur Kristo.
Ndërkohë, gjyqtari zbulon edhe arsyet e mosdorëzimit të formularëve të deklarimit.
“Arsyet e mosdorezimit te deklaratave perkatese te vetingut nga ana ime jane si me poshte:
Se pari, qe ne date 25 prill te vitit te kaluar ka perfunduar mandati im kushtetus 9 vjecar.
Qendrimi deritanishem ne detyre eshte kondicionuar nga detyrimi kushtetues sipas te cilit antaret e GJK qendrojne ne detyre deri ne zevendesimin e tyre, gje qe deri tani nuk ka ndodhur per shkaqe te pavarura prej meje.
Kjo zgjidhje e kushtetutberesit ka patur per qellim qe vendimarrja ne kete institucion te rendesishem kushtetus te mos bllokohet, gje qe do ta fuste GJK ne kolaps duke i sjelle pasoja te renda interesave te qytetareve dhe funksionimit normal te shtetit te se drejtes.
Se dyti, pervec perfundimit te mandatit kushtetus une perfundoj dhe karrieren per shkak se vec te tjerash ne muajin prill mbush moshen e pensionit.
Une nuk besoj dhe jam i bindur se qellimi i vetingut te kete sadopak qasje me rastin tim, perndryshe.”, shprehet Kristo. (D.D/Shuplaka)