Në qytetin e Fierit një 39-vjeçar ka goditur me grusht specialistin e laburatorit Mikrobiologjik.
Nga policia është arrestuar në flagrancë Ilir Alushaj, 39-vjeç.
Ky i fundit ka goditur me grusht specialistin me iniciale A.H. 33 vjeç. Alushaj kishte shkuar për t’i bërë analizat fëmijës së vet dhe në momentin kur fëmija ka filluar të qajë ai ka goditur me grusht 33-vjeçarin.
Sipas policisë Ilir Alushaj, banues në lagjen “29 Nëntori” të Fierit, përfundoi në pranga pasi goditi me grushta një laborant shëndetësie. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Drejtorinë e Shëndetit Publik.
“Alushaj për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin A.H, 33 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” me detyrë Specialist i Laboratorit Mikrobiologjik të Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Fier,” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. (J.V/Shuplaka)