Burime jo zyratare thonë se është ndaluar autori i dyshuar, konkretisht shtetasi me iniciale Françesk Vukaj nga Rrenci i Ri.
Sipas raportimeve të Fax News mësohet se për identifikimin e grabitësve, janë përdorur pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku u krye grabitja, por edhe metoda speciale hetimore. Nuk është e qartë nëse do të ketë një komunikim zyrtar për mediat lidhur me zbardhjen e kësaj ngjarje, por tashmë konfirmohet edhe ndalimi i të dyshuarëve.
Argjendaria në fjalë, mjaft e njohur në Shkodër u grabit në orët e para të mengjesit me datë 03.02. 2018, duke përdorur një mjet, i cili goditi pjesën ballore të saj. Grabitësit kanë marrë një sasi parash, ndërsa kanë përdorur një veturë të vjedhur për të kryer aktin e tyre.
(M.Q/Faxweb)