Pas publikimit të lajmit për grabitjen e banesës së familjes së ministrit Damian Gjiknuri ka reaguar edhe moderatori Edi Oga.
Për këtë vjedhje deri më tani është mësuar se grabitësit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë grabitur një shumë parash nga kjo banesë.
Por Edi Oga ka ironizuar duke u shprehur se uron që të thasët e grabitur të mos jenë me dokumente shtetërore të rëndësishme. Ai shprehet se uron që të jenë para.
“Nëse ajo historia e thasëve të zinj është e vërtetë, uroj të jenë para, sepse mund të jenë edhe dokumente shtetërore të rëndësishme…!”, shprehet ai. (J.V/Shuplaka)