Më shumë se 100 mijë pasagjerë janë prekur këtë të mërkurë nga greva e stafit tokësor të Lufthansa, që prej mëngjesit të sotëm.
Sipas një njoftimi, më shume se gjysma e stafit në aeroportin e Frankfurtit po marrin pjesë në demostrata, e njëjta situatë dhe në aeroportin e Mynihut.
Punëtorët në aeroportet e Berlinit dhe Hamburgut po marrin pjesë gjithashtu në grevën 27-orëshe. Orari i fluturimeve në Dusseldorf po ecën pa probleme. Në total, Lufthansa tashmë ka anuluar rreth 80-90% të rreth 1000 fluturimeve të saj të planifikuara për sot.
Greva përfundon nesër në orën 07:10, por trafiku nuk pritet të qetësohet para të premtes. Fluturimet e kompanive të tjera të Grupit Lufthansa, Euroëings, Swiss, Austrian dhe Brussels Airlines, nuk preken nga protestat.