Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se mirëpret njoftimet e sotme lidhur me situatën në Iran.
“Rifillimi i bashkëpunimit me IAEA-n është thelbësor për një marrëveshje diplomatike të suksesshme, që do të zgjidhte përfundimisht mosmarrëveshjen mbi aktivitetet bërthamore të Iranit,” u shpreh Grossi. Ai shtoi se i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm të Iranit për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe ka propozuar një takim së shpejti.
Vlerësimi ynë është se ka pasur disa lirime të lokalizuara radioaktive dhe kimike brenda objekteve të dëmtuara që përmbanin material bërthamor – kryesisht uranium të pasuruar në nivele të ndryshme – por nuk ka asnjë raportim për nivele të rritura të rrezatimit jashtë ambienteve,” deklaroi Grossi.