Kapiteni i kombëtares suedeze Andreas Granqvist, është treguar paksa moskokçrës me deklaratën e tij pak para ndeshjes.
Sot është ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij në Kombëtaren suedeze, por gjithashtu sot gruaja e tij do të lindë fëmijën e dytë të çiftit, në të njëjtën ditë që ai do të luajë për 1\8-at ndeshjen ndaj Zvicrës.
Mbrojtësi i qendrës nuk ka planifikuar të lërë skuadrën, por nuk e ka mohuar një mundësi të tillë. Ai deklaroi se ishte në kontakt me gruan e tij.
“Deri tani gruaja po ia del shumë mirë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Të shohim se çdo të ndodhë. Për momentin jam i fokusuar te ndeshja ndaj Zvicrës, pasi e di që ajo është shumë e fortë dhe do ia dali”, deklaroi lojtari.”
(M.Q/Faxweb)