04:59 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gruaja i vrau tre vajzat, Bashkim Dobrushi bëhet sërish baba për ditëlindjen e vajzës së madhe (FOTO)

15:36 | 08/03/2018
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gruaja i vrau tre vajzat, Bashkim Dobrushi bëhet sërish baba për ditëlindjen e vajzës së madhe (FOTO)

Me siguri ju kujtohet historia e tre vajzave të vogla të cilat u vranë barbarisht me thikë nga nëna e tyre.

Ngjarja ndodhi katër vite më parë dhe tronditi mbarë opinionin public në Shqipëri dhe Itali.

Edlira Çopa, vrau tre vajzat e saj të mitura: Simonën, Keisin dhe Sidny-n.

Por sot, babai i vajzave, Bashkim Dobrushi, prêt të bëhet sërish baba.

Pas katër vitesh, më datë 3 prill Dobrushi prêt të bëhet baba nga partnerja e tij e re.

Data përkon me ditëlindjes  e vajzës së tij të madhe të ndjerë, Simonës.

“Do të lindë më 3 prill, në ditëlindjen e Simonës, vajzës së madhe, e vetmja që u përpoq të mbrohej nga e ëma, që e ndoqi dhe e vrau me thikë pa mëshirë.”-shprehet ai në një intervistë të re. “Më duket sikur ka ndodhur dje. Një natë i pashë në ëndërr. Po luanim bashkë, siç bënim shpesh. Pastaj u zgjova dhe u ftillova që asgjë nuk ishte reale. Nuk më vjen turp të them që vura kokën poshtë jastëkut dhe qava. Një boshllëk që nuk mund ta mbushë asgjë, as fëmija që po vjen, edhe pse do të ketë një vend special në zemrën time. Simona ishte në klasën e tetë dhe kishte talent në volejboll, me flokë të gjatë, shikim të zgjuar, një grua e vogël. Keisit i pëlqente vallëzimi, vdiq nga dhjetëra goditje me thikë. Sidny ishte princesha ime. Fjalëshumë dhe e ëmbël. E ngjashme me vajzën e vëllait tim, lindur pas tragjedisë. Edhe ajo më ka ndihmuar të eci përpara.  Nuk kisha shumë që isha nisur. Po kthehesha në shtëpi për t’i shpjeguar familjes sime motivet pse unë dhe Edlira kishim vendosur të ndaheshim. Kishim shumë mosmarrëveshje. I kishim firmosur dokumentet te avokati. Një natë më parë shkova të merrja vajzat dhe darkuam bashkë. Të qeshurat e fundit. Herën tjetër që i pashë ishin në morg. Ndërsa nënën e tyre nuk kam dashur ta takoj më. Për mua është njësoj sikur të ketë vdekur edhe ajo atë natë të tmerrshme.”-shprehet 49-vjeçari.

Më tej ai flet edhe për faktin se Edlira, në pre të marrëzisë, kishte deklaruar se i kishte vrarë vajzat pas druhej se pas divorcit, nuk do të mundej t’i siguronte atyre një të ardhme.

“Ishim ndarë, por nuk u kisha lënë asgjë mangët vajzave. Punoj në të njëjtën ndërmarrje prej 18 vjetësh, buka nuk më ka munguar kurrë dhe gjithmonë do të kujdesesha për to.

E vërteta është që nuk ekziston një “përse” dhe nuk ka ngushëllim. Megjithatë, duhet shkuar përpara. Pa frikë, pavarësisht dhimbjes. Si ia kam dalë? Falë punës, miqve të shumtë që më qëndruan pranë, familjes, gruas sime që e njoha dy vjet më pas në vendlindje, të voglave të mia që pa dyshim do të donin të më shihnin të lumtur. Janë shumë njerëz që më kanë qëndruar pranë gjithë këto vite, ëngjëj që më kanë ruajtur këta vjet. Pastaj për pak muaj do të bëhem edhe qytetar italian, pikërisht sot më thanë se së shpejti mbërrijnë dokumentet. Ndihem pjesë e një komuniteti që kurrë nuk më ka lënë vetëm,”- përfunson Bashkimi.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: bababashkim dobrushivajzavrasje
Pas

Noizy bën të qajë nënën e tij për 8-Mars, çfarë ka ndodhur? (VIDEO)

Para

Mila Kiuns, Ashton Kutcher: “Fëmijët duhet t’ia dalin mbanë vetë, s’u japim kokërr leku”

Para
Mila Kiuns, Ashton Kutcher: “Fëmijët duhet t’ia dalin mbanë vetë, s’u japim kokërr leku”

Mila Kiuns, Ashton Kutcher: “Fëmijët duhet t’ia dalin mbanë vetë, s'u japim kokërr leku”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.