Komisioneri për Zgjerimin në BE Johannes Hahn ka hedhur mbi tryezë gjithçka që duket se pengon Bashkimin Europian për t’i dhënë shansin e integrimit Shqipërisë.
Kanabisi, azilkërkimi, krimi i shqiptarëve nuk kanë kaluar pa u diskutuar në tavolinë mes tij dhe kryeministrit Rama.
Kjo është gjithçka është kuptuar nga fjala që Edi Rama dha në prani të tij, teksa deklaroi me siguri të plotë se ”po bëhet luftë fantastike kundër kanabisit”.
”Refuzoj ta pranoj shenjëstrimin e shqiptarëve qofshin azilkërkues, qofshin ata që kryejnë krime në zonën e BE-së si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelët janë kriminelë, ata duhet të përgjigjen para ligjit. Nuk ka flamur, kombësi, thjesht raport me ligjin. Refuzoj me forcë çdo përpjekje politike mediatike për arsye të brendshme për të treguar me gisht krimi shqiptar, krim ballkanik.”, u shpjegua Rama.
DEKLARATA E RAMËS:
Folëm për vullnetin dhe domosdoshmërinë që të vazhdojë ajo që u nis si një qasje e re dhe me vullnet bashkë mes qeverisë dhe opozitës. Nga ana tjetër e njoha komisionerin me planin e këtij mandati në funksion të reformës, transformimin kryesor të shërbimeve për publikun si aspekt të shërbimit kundër korrupsion dhe rryshfetit.
Nga ana tjetër ndamë pikëpamjes se përpjekjes për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve po jep rezultate inkurajuese dhe sigurisht për sa më takon është e qartë që nuk ka shqiptarë azilkërkues, por në kërkim të një pune, të një jete më të mirë, që nuk e kanë lirinë për ta arritur.
”Refuzoj ta pranoj shenjëstrimin e shqiptarëve qofshin azilkërkues, qofshin ata që kryejnë krime në zonën e BE-së si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelët janë kriminelë, ata duhet të përgjigjen para ligjit. Nuk ka flamur, kombësi, thjesht raport me ligjin. Refuzoj me forcë çdo përpjekje politike mediatike për arsye të brendshme për të treguar me gisht krimi shqiptar, krim ballkanik.
Azilin nuk e shoh si opsion, kushdo që hyn në këtë rrugë, shkon drejt humbjes.
Ndamë pikëpamjet se po bëhet luftë fantastike kundër kanabisit, do jetë viti që do mbyllet me sukses të plotë. Jemi sot me rezultatin e monitorimit ndërkombëtar që tregon se praktikisht zotimi është përmbushur.
BE do zgjasë 1 muaj monitorimin. Përfundimisht Shqipëria do dalë nga harta e kultivimit të lëndëve narkotike. (V.G/SHUPLAKA)