Lufta në Lindjen e Mesme arrin ditën e 63-të.
SHBA vuri veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB- së që bën thirrje për një ” armëpushim humanitar në Gaza ” dhe duke e quajtur situatën humanitare “ katastrofike ” . Pavarësisht presionit nga Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres , teksti i Emirateve – i cili gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve, lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi – mori 13 vota pro, një abstenim (Britania e Madhe) dhe veton e SHBA-së. . Vetë lëvizja Hamas i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’i kërkuar fund “luftës brutale”. Sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes Gallant ka shenja se Hamasi ka filluar të dorëzohet në Gaza. Gjithsej 91 ushtarë të shtetit hebre janë vrarë që nga fillimi i operacionit tokësor .