14 emigrantë kanë humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune në afërsi të ishullit grek Agathonisi, pasi varka e tyre u përmbys.
Anija me migrantë ishte nisur nga Turqia për në Greqi. Tre persona- dy gra dhe një burrë- kanë arritur të notojnë deri në bregdet dhe kanë njoftuar autoritetet për fundosjen e anijes.
Autoritetet greke kane vënë në gatishmëri pesë anije luftarake të marinës, dy anije të rojës bregdetare dhe tre anije peshkimi.
Mediat shkruajnë se numri i emigrantëve që kalojnë Egjeun nga Turqia në drejtim të Greqisë pritet të rritet pas paralajmërimit të presidentit turk Rexhep Tajip Ergoan. Ankaraja kërcënoi se do të hapë kufirin çka do te sillte vërshimin e emigranteve nga Lindja drejt Europes.